Vendosni fjalën kyçe....

“Klasës së kalbur politike i themi që nuk do dorëzohemi” – Mesazhi i studentes


Një vajzë e re tha se të rinjtë nuk do heqin dorë nga protesta derisa klasa politike e vjetër të largohet.

Ajo theksoi se të rinjtë nuk do largohen nga vendi dhe do vijojnë të kërkojnë ndryshim. Sipas saj, e ardhmja e vendit varet nga qëndrimi i të rinjve.

“Sot janë bashkuar të gjithë, të rinj e të reja. Studentët janë veshur me pelerinat e diplomimit dhe kanë një mesazh për të gjithë ju. Po mendoni se jemi lodhur dhe do të largohemi edhe ne. O ju të dashur qeveritarë, klasë e kalbur politike, po jua rikujtojmë edhe një herë: ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi. Nëse e ardhmja e Shqipërisë është në Shqipëri, pa rini nuk ka Shqipëri.”, tha ajo.