
Nga Peshkopia, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e inspektorateve të qarkut Dibër, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, u ndal te siguria në miniera, duke kërkuar shtimin e kontrolleve për të parandaluar aksidentet në galeritë nëntokësore.
“Në vitin 2025 ka patur 8 humbje jetësht pra aksidente me pasoja të rënda në miniera dhe 20 aksidente të tjera me plagosje të cilët kanë shkaktuar shqetësime mjaft të mëdhaja. Në 2026 unë kam kërkuar nga inspektoriati i punës që të rrisi kontrollin dhe të ketë efektivitet me qëllim që të parandalohen aksidentet në punë dhe humbjet e jetës.”
Ai foli gjithashtu për rrezikun e zjarreve gjatë sezonit veror, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe qytetarëve të tregojnë kujdes.
I pyetur nga gazetarët për protestën kombëtare që po zhvillohet prej 45 ditësh në Tiranë, Sula e cilësoi atë si një shprehje të demokracisë funksionale, duke vlerësuar faktin se është zhvilluar pa incidente.