Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet bilanci i tërmeteve në Venezuelë, mbi 3,500 viktima dhe mijëra të plagosur



Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Presidenti i Parlamentit, Jorge Rodríguez, numri i viktimave ka arritur në 3,535, ndërsa 16,740 persona kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet bëjnë të ditur se deri më tani janë shpëtuar 6,462 persona, ndërsa 17,854 të tjerë janë zhvendosur nga zonat e prekura nga fatkeqësia. Po ashtu, 86,794 familje kanë përfituar ndihmë humanitare, përcjell Reuters.

Tërmetet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas bilancit zyrtar, janë dëmtuar 856 ndërtesa, nga të cilat 190 janë shembur plotësisht.

Ndërkohë, aktiviteti sizmik vazhdon, pasi që nga goditja kryesore janë regjistruar 1,048 lëkundje pasuese, duke mbajtur në alarm autoritetet dhe banorët e zonave të prekura.

Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës humanitare vijojnë në terren, me angazhimin e 29,567 efektivëve të forcave të sigurisë, 27,930 vullnetarëve dhe 4,338 punonjësve ndërkombëtarë të ndihmës.

Aktualisht, 82 strehimore të përkohshme mbeten aktive për të strehuar mijëra persona të zhvendosur si pasojë e tërmeteve.