Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesi thirrje për vazhdimin e protestave: A e mbaruat thesin e miellit që morët për votën?


Një qytetar që mori fjalën gjatë protestës para Kryeministrisë u bëri thirrje pjesëmarrësve që të vijojnë protestat, ndërsa kritikoi ashpër shitblerjen e votës dhe mënyrën e qeverisjes në vend.

Në fjalën e tij, ai iu drejtua edhe qytetarëve që, sipas tij, kanë shitur votën në këmbim të përfitimeve, duke kërkuar që protesta të mos ndalet dhe duke bërë thirrje për unitet mes protestuesve.

“Komunizmin e kemi nëpër këmbë. Dua t’i drejtohem atij që mori thesin me miell në këmbim të votës. Dua ta pyes: a e mbarove thesin e miellit, e kuptove se çfarë i ke bërë shqiptarëve? E sheh se të gjithë bashkëpunuan për të vjedhur tokat dhe falsifikuar pronat. Shqiptarët enden rrugëve për të marrë pronat. I bëj thirrje deputetëve të Parlamentit Europian dhe Ursula von der Leyen që neve shqiptarëve të na trajtojnë njësoj si vendet e tyre. Protestoj edhe për doktorin dhe pacientin në Onkologjik që nuk ka para për ilaçet. Rama, nëse do të falë tokë, të japë atë të babait apo të gjyshit të tij në Vuno.”

Në fund të fjalës së tij, protestuesi u bëri thirrje qytetarëve të mos tërhiqen nga protestat.

“Kam një thirrje: zjarri duhet mbajtur ndezur. Ai pret momentin të na përçajë si me studentët. Mos i besoni. Deputetët blenë 500 euro vrimën e miut të arratiseshin me makina luksoze, ndërsa votën ia marrin fukarenjve. Mos e shisni votën.”