
Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës së madhe të ditës së djeshme i kanë kërkuar policisëtë zbulojë personat që dhunuan Komisariatin 3 në Tiranë. Ata janë distancuar nga dhuna ndërsa kanë deklaruar se personat në fjalë që thyen xhamat ishin të infiltruar nga parti politike.
Gjatë momenteve të tensionit, vetë qytetarët e pranishëm reaguan menjëherë duke thirrur në kor “Jo dhunës”, duke izoluar tentativat për provokim. Protestuesit i kanë bërë një thirrje publike Policisë së Shtetit që të identifikojë urgjentisht autorët e incidentit.
Ata e krahasuan këtë ngjarje me rastin e mëparshëm të flamurit të Izraelit, duke e cilësuar si një tjetër përpjekje të dështuar për të krijuar përçarje dhe intimidim. Sipas tyre, asgjë nuk do ta ndalë marshimin paqësor, i cili do të vijojë me pjesëmarrje të gjerë deri në largimin e kryeministrit.