Vendosni fjalën kyçe....

Vazhdon mobilizimi qytetar në Tiranë, sot zhvillohet protesta e 25-të



Në Tiranë është mbajtur protesta e 25-të radhazi, ku qytetarë të shumtë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë aktuale.

Tubimi konsiderohet si kulmi i një vale protestash që kanë vijuar për më shumë se tri javë, duke u shndërruar nga një reagim fillestar në një lëvizje më të gjerë me kërkesa politike dhe sociale.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, protestat janë drejtuar kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit të të rinjve nga vendi.

Një ditë më parë është zhvilluar protesta e 24-t, ku pas marshimeve në disa akse të kryeqytetit dhe fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qytetarët kanë përsëritur kërkesën për dorëheqje të qeverisë, të cilën e konsiderojnë të panegociueshme.

Gjatë protestës, mijëra qytetarë kanë mbajtur pankarta dhe kanë protestuar në disa zona të Tiranës, përpara se të riktheheshin në sheshin “Skënderbej”.

Autoritetet nuk kanë raportuar incidente të mëdha gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa protestat pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, sipas organizatorëve.