Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët Europianë: Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet


Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ku ai iu përgjigj kritikëve të projektit të lidhur me Jared Kushner.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike Evropiane kritikoi gjuhën e përdorur nga Rama ndaj protestuesve, duke theksuar se qytetarët që kërkojnë transparencë meritojnë të dëgjohen dhe jo të fyhen.

Sipas grupit politik, Shqipëria ka nevojë për transparencë dhe respekt ndaj qytetarëve, jo për arrogancë dhe shmangie të përgjigjeve.

“Në intervistën e tij për Financial Times, Edi Rama iu përgjigj qytetarëve që protestonin për resortin e lidhur me Kushner me akuza, shmangie dhe përçmim.

Ta quash sheshin një komplot të huaj, ose t’u përgjigjesh me “f**k you” atyre që kërkojnë përgjigje, nuk është udhëheqje. Kur njerëzit pyesin për tokë të mbrojtur, pastrim parash dhe pushtet, demokracia kërkon respekt. Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet.

Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë.”, thuhet në reagim nga grupi politik i Partisë Demokratike Evropiane.