Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Dënoj me forcë sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në protestë


Kreu i PD-së, Sali Berisha, dënoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat masive në Tiranë.

Berisha i cilësoi të papranueshme etiketimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke i quajtur ata pjesëmarrës në një kauzë për liri dhe dinjitet.

“Dënoj sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në protestë kundër padrinos.
Për një kauzë të drejtë luftojnë ata, për lirinë e dinjitetin e shqiptarëve, ndaj një kryehajduti.

Etiketimi i tyre si pushtues është etiketimi I një armiku të egër të shqiptarëve, i një njeriu që urren në thelb kombin e tij. Ndaj dënoj me forcë etiketimet ndaj shqiptarëve”, tha ai.