Vendosni fjalën kyçe....

Analiza e ADN-së konfirmon identitetin e trupit të gjetur pranë Elbasanit, i përket Eglant Koçit


Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur pesë ditë më parë në një humnerë në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit i përket Eglant Koçit, i zhdukur që prej 4 qershorit.

Identifikimi përfundimtar është kryer përmes analizës së ADN-së, duke krahasuar profilin gjenetik të viktimës me atë të nënës së tij. Konfirmimi shkencor vjen pasi familjarët kishin shprehur më herët dyshimet se trupi i përkiste 34-vjeçarit, duke u bazuar në një shenjë dalluese në trup.

Pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore, pritet që familja të tërheqë trupin nga morgu për ceremoninë mortore.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Eglant Koçi është ekzekutuar me një plumb në kokë. Për ngjarjen dyshohet si autor shoku i tij i afërt, Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim nga policia.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit.