
Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama si porositësin e sulmit ndaj gazetarit Osman Stafa duke paralajmëruar se do mbajë përgjegjësi për këtë gjë.
Berisha theksoi se Stafa u sulmua nga një çift me lidhje me pushtetin dhe që ka një të shkuar të zezë.
“Osman Stafa për të gjithë shqiptarët është një gazetar guximtar, i cili është për ballur me një guxim të admirueshëm më mafien e bluzave të bardha, në ndihmë ndaj të sëmurëve, kur kryeministri dhe ministresha i linin pa mjekim dhe ilaçe për shkak të babëzisë. Osman Stafa ka mbajtur fjalime në këtë protestë duke përfaqësuar veten e tij dhe kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Dje një çift i lidhur me pushtetin, në të shkuarën e tyre, njëri prej tyre ka glorifikuar të keqen aty ku ka pas punuar. Së bashku me të shoqen iu sulën shtazërisht dhe e dëmtuan fizikisht vetëm për fjalët në protestë, por jo vetëm kaq, por edhe në betejën kundër mafies së ilaçeve. Provokatorët iu afruan dhe e agresuan. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të porositur nga segmentet kriminale. Dënoj agresionin brutal dhe i them Edi Ramës se do të mbajë përgjegjësi. Edi Rama ka zgjedhur të heshtë zërat që denoncojnë regjimin”, deklaroi Berisha.