Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Etikës përjashton Shehajn për 30 ditë dhe Kaprin për 20 ditë nga punimet e Kuvendit


Komisioni i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 30 ditë kreun e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, dhe për 20 ditë deputetin Erald Kapri nga punimet e Kuvendit.

Sipas vendimit, masa disiplinore është marrë pasi të dy deputetët penguan zhvillimin normal të seancës plenare.

Gjatë seancës së së enjtes, Kapri dhe Shehaj u përfshinë në një debat me kryeministrin Edi Rama, ndërsa deputeti Erald Kapri i grisi këtij të fundit fletën me titullin e kryeministrit. Për disa minuta, dy ligjvënësit bllokuan foltoren dhe shkëmbyen replika me mazhorancën.