
Situata në Aeroportin e Vlorës është tensionuar sërish këtë të martë, pas përplasjeve mes përfaqësuesve të kompanive të përfshira në projekt.
Sipas raportimeve, punonjësit e “MABCO” kanë hyrë brenda kantierit dhe kanë tentuar të nxjerrin nga zyra ata të “2A Group” të Valon Ademit. Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia.