
Dhjetëra qytetarë e kaluan natën para kryeministrisë në atë që e kanë quajtur faza e dytë e protestës kundër qeverisë Rama.
Mbrëmjen e djeshme qindra mijëra protestues vërshuan në bulevard në një nga protestat më të mëdha në vend. Për 22-të netë me radhë qytetarë nga vendi dhe diaspora kanë protestuar kundër qeverisë.
E nisur fillimisht si një lëvizje kundër një projekti në Zvërnec, kërkesat e protestuesve janë përqendruar te dorëheqja e kryeministrit Rama.
Protestuesit kanë deklaruar se protesta nuk do ndalet deri në arritjen e kërkesave.