Vendosni fjalën kyçe....

Policia u kërkon protestuesve para kryeministrisë të lirojnë bulevardin


Policia u ka kërkuar protestuesve para kryeminstrisë që të lirojnë bulevardin. Me anë të megafonit efektivët u kanë kërkuar qytetarëve që kaluan natën para kryeminsitrisë që të mos pengojnë lëvizjen e makinave në të kundër do marrë masa.

“Nëse rruga nuk lirohet, policia do marrë masa”, dëgjohej në njoftimin drejtuar protestuesve.

Nga ana tjetër, qytetarët iu përgjigjën në kor thirrjeve të Policisë me sloganin: “Rama, jep dorëheqjen”, duke vijuar qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë.