Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar arrestimin e Sibuel Durrësit, i cili tentoi të përplaste me dashje 4 persona. Prokuroria e akuzon si të dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.
Sipas njoftimit të prokurorisë, Durrësi ishte nën efektin e pijeve alkoolike.
Gjithçka nisi pas një debati të çastit mes drejtuesit të mjetit dhe disa personave të tjerë. Situata më pas është përshkallëzuar në një konflikt fizik, ku shoferi raportohet se është goditur me grushte nga personat me të cilët ishte përfshirë në sherr.
