Administrata Tatimore njoftoi se në kuadër të zbatimit të ligjit nr. 86/2025 për faljen e detyrimeve tatimore të papaguara, ka realizuar me sukses kompensimin automatik të tepricës kreditore me detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve.
Vlera e kompensimit: 10.4 milionë euro
Tatimpagues përfitues: 13,408
Transaksione të realizuara: 86,773
Administrata Tatimore vijon zbatimin e masave të parashikuara në ligj, duke mundësuar uljen automatike të detyrimeve tatimore për mijëra tatimpagues, pa pasur nevojë për aplikim apo procedura shtesë.
E herët Administrata Tatimore njoftoi se, nga data 10.06.2026, kanë filluar pagesat për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas ligjit nr. 86/2025.
Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 50% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.
Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 25% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.
Për periudhën 2020–2024 përfitohet fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse paguhet 100% e detyrimit principal nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.
Tatimet njoftojnë bizneset të verifikojnë situatën në e-Filing dhe kryeni pagesat brenda afateve për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara në ligj./Monitor
