Vendosni fjalën kyçe....

Franca e plotë për finalen, Deschamps ka në dispozicion të gjithë futbollistët


Didier Deschamps pritet që të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët për finalen e madhe në Kupën e Botës “Katar 2022”, që do të zhvillohet nesër.

Franca në finale do të takohet me Argjentinën.

“Gjelat” mbajtën stërvitjen e fundit para finales të së dielës dhe lajmi i mirë është se skuadra ishte e plotë. Varane, Konate, Theo Hernandez dhe Coman, të katërt që kishin probleme shëndetësore, u shëruan, iu bashkuan grupit dhe ata janë gati për të luajtur.

Se nga çfarë gripi u goditën francezët nuk është konstatuar ende, por kishte lojtarë që humbën ndeshjet e mëparshme shkaku i tij.

Sidoqoftë, tani sipas mediave franceze, të 24 futbollistët e ftuar nga Deschamps do të jenë gati.

Finalja e madhe do të zhvillohet nga ora 16:00.