Vendosni fjalën kyçe....

SPAK dhe Policia ekzekutojnë masa sigurie ndaj trafikut të drogës dhe pastrimit të parave


SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar këtë të enjte një operacion për ekzekutimin e disa masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas të dhënave paraprake, hetimet lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave në shuma të konsiderueshme, veprime që dyshohet se janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni vijon ende, ndërsa autoritetet pritet të japin në vijim detaje mbi numrin e të arrestuarve, masat e zbatuara dhe rezultatet e aksionit.