Vendosni fjalën kyçe....

“Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash”/ Shehaj-Balla përplasje në Kuvend: Hajdut të dhënash personale, gjobaxhi


Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u përfshinë në një debat të ashpër në Kuvend, me akuza të ndërsjella për korrupsion, vjedhje të të dhënave personale dhe manipulim.

Shehaj akuzoi mazhorancën për injorimin e protestave të qytetarëve, duke deklaruar se pakënaqësia popullore ndaj klasës politike është në rritje. Ai tha se Kuvendi “duhet të shkrihet” dhe kërkoi zgjedhje të reja, ndërsa paralajmëroi se, sipas tij, zyrtarët e përfshirë në afera korruptive do të përballen me drejtësinë.

 

 

“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo. Ju kalojnë afër shtëpisë apo jo. Janë me dhjetëra mijëra, del Taulanti dhe i tall.

Keni shitur Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve në 35 vite, kanë dalë në shesh shqiptarët. Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë.

Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera. Do të mbahet mend si qershori i protestave.

Mjaft i injoruat dhe ua nxitë jetën qytetarëve. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje”, tha ai. 

Nga ana tjetër, Balla iu kundërpërgjigj ashpër, duke e cilësuar Shehajn “hajdut të të dhënave personale” dhe “gjobaxhi”. Ai pretendoi se Shehaj ka përvetësuar regjistrin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe e akuzoi për presione ndaj investitorëve.

“Ti je një hajdut. I vodhe PD listën e anëtarësisë. Dole…zoti kryetar mund të tërhiqet vëmendja e një zhurmuesi që shkon dhe bën selfie në një protestë, Protesta ska lidhje me ty.

Ajo lindi si reagim për një projekt. Ti je mësuar që për një protestë që bëhet në Shqipërisë shkon natën dhe i thua investirorit më sponsorizo që mos ta përmend emrin.

Ti je hajdut të dhënash personale. Je gjobaxhi. Sot ka një lajm të mirë. Luli mund të bëhet i penduar, mund të tregojë se sa pagoi që u fute ti në listë.”, tha ai.

Debati vijoi me akuza personale, ku Balla përmendi çështje që lidhen me pronat e familjes së Shehajt, ndërsa ky i fundit i hodhi poshtë pretendimet, duke e quajtur Ballën “shpifës ordiner” dhe duke këmbëngulur se ka mbrojtur zërin e qytetarëve në protestat kundër projekteve të debatueshme.

Balla: Kam folur me drejtuesin e Reuters në Tiranë.. Në vlerësimin tim e drejta e fjalës është e pakushtëzuar. Në rastin në fjalë i kam thënë; sposto pak planin, është e thjeshtë.

Ky Agron Shehaj që bërtet ka hall tjetër. Halli i tij është Agim Shehaj, që është një nga personat që ka manipuluar pronat.

Ka hallin e tij. Hajde të sfidoj. Ikim tani dhe sqarohemi. Këta këtu të besuan regjistrin e partisë dhe ti ia vodhe. Ma ka thënë Luli. Më tha; iu besova atij l…se s’ma lë etika parlamentare. Ndaj kthejua regjistrin partisë.

Shehaj: Familja ime  nuk kemi marrë asnjë m tokë nga ajo që na takon. Por ti je një shpifës ordiner. Unë ua plasja në fytyrë protestat e qytetarëve në Rrjoll dhe këtu heshtnin të gjithë.

Nuk isha i çmendur unë Taulant. Sillja këtu zërin e qytetarëve, ata që duan kokën tuaj. Nuk ju shpëton asgjë, do të shkoni në burg, si Veliaj, si Ahmetaj!