Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen De Niro: Trump është kriminel, po fitoi vjen fashizmi


Aktori Robert De Niro edhe një herë ka sulmuar presidentin Donald Trump, duke e përshkruar atë si një ‘kriminel’ që do t’i kthejë Shtetet e Bashkuara në një vend fashist nëse fiton një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Trump është një kriminel i cili nuk do të ndalet para asgjëje dhe do bëjë gjithçka për të fituar.” – tha De Niro në një intervistë me Yahoo Entertainment.

“Ne duhet ta mundim atë. Të gjithë duhet të bashkohen. Ne duhet të flasim dhe ta fitojmë këtë luftë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të shkojë më tej. Nëse ai merr edhe katër vjet të tjera, ne do të futemi në fashizëm.” – shtoi aktori i njohur i Hollivudit.

Ylli i filmit ‘Joker’ gjithashtu argumentoi se rizgjedhja e Donald Trump-it do të shkaktonte ‘dëm të pariparueshëm’ në Amerikë sepse bota do të mendonte se votuesit e saj janë ‘të çmendur’.

“Është e paimagjinueshme se çfarë do të ndodhë nëse Trump rizgjidhet.” – shpjegoi De Niro.

“Ne do të mbijetojmë, por do të ishte dëm i pariparueshëm. Në disa mënyra tani ka një dëm të pariparueshëm sepse bota na shikon sikur ne jemi të çmendur, duke lejuar që ky person i çmendur dhe administrata e tij të drejtojnë. Ne duhet të votojmë kundër tij dhe madje edhe atëherë do të jetë një problem.” – vijoi De Niro.

“Ky djalë është diçka që ne nuk e kuptojmë dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë. Logjika e tij, mendësia e tij, është e frikshme.” – shtoi aktori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *