Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj mbron protestuesit: Mjaft është mjaft, kryeministri të japë llogari në Kuvend


Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend, u ndal te protesta që po zhvillohet prej disa ditësh në Tiranë.

Shehaj u shpreh se mjaft është mjaft. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehaj deklaroi se protestuesit po etiketohen padrejtësisht dhe kritikoi ndërhyrjen e policisë ndaj tyre.

“Seancën e kaluar është shkelur procedura sepse mu mohua e drejta e fjalës sepse do të flisja këtu ku të gjithë sulmoni të rinjtë që kanë dalë të protestojnë kundër jush dhe kundër këtij Kuvendi, e jo vetëm që nuk e dëgjoni apo mbështesni, por edhe i sulmoni.

Nazistë, serbë, grekë i quani, dje u cuat edhe policinë t’i ndaloni, turp! Nuk e bllokoni dot Kuvendin për interesin tuaj. Nuk vazhdohet kështu duhet llogaridhëniet për vjedhjet.

Kryeministri duhet të vijë këtu të japë përgjigje e jo të mbledhë grupin e PS dhe të sulmojë proetstuesit, skandal kjo që po bëni për të fshehur vjedhjet tuaja. Keni nisur tani edhe me polici private. Mjaft u pasuruat Mjaft është mjaft!”, tha ai.