
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të sigurisë për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, e cila do të zhvillohet sot në stadiumin Air Albania Stadium.
Sipas njoftimit, disa akse rrugore në afërsi të stadiumit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve deri në përfundim të takimit sportiv.
Ndërkohë, Policia sqaron se Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të mbeten të lira për qarkullimin e mjeteve.
Rrugët që do të jenë të bllokuara:
•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food “Laguna”, pranë urës së ish-hotel Dajtit;
•Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
•Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
•Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;
•Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;
•Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
•Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrjeje për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;
•Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
•Te sheshi “Wilson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.
-Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.
Do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve para hyrjes së tyre në stadium për të parandaluar futjen e banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Policia njofton tifozët të paraqiten në hyrje të stadiumit në orën 18:00.
Qindra efektivë do të jenë në gatishmëri për ruajtjen e rendit si dhe për të ofruar ndihmë e informacion për mbarëvajtjen e aktivitetit.