Vendosni fjalën kyçe....

“Unë duroj dhunën mbi kockat e tim eti dhe mbi fytyrën e gruas dhe fëmijëve të mi për ju” – deklaron Rama


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave dhe sulmeve personale që, sipas tij, janë drejtuar ndaj tij dhe familjes së tij në debatet që lidhen me projektet zhvillimore në zonën e Zvërnecit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka përballuar sulme të shumta politike dhe personale, përfshirë, sipas tij, edhe fyerje ndaj familjarëve të tij, por ka zgjedhur t’i durojë ato për shkak të përgjegjësisë që ndjen ndaj qytetarëve.

“Unë i duroj të gjitha. Duroj ata që më thonë pervers, duroj dhunën mbi kockat e tim eti dhe mbi fytyrën e gruas dhe fëmijëve të mi, sepse mendoj që jam këtu për dhe me ju. Nëse edhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që mendoni”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk është në politikë për të “vegjetuar”, duke shtuar se qytetarët janë të lirë të zgjedhin alternativa të tjera nëse nuk ndajnë vizionin e tij për zhvillimin e vendit.

“Nëse keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin, unë jam OK”, deklaroi Rama, duke iu referuar kritikëve të projekteve të debatueshme në Zvërnec.