Vendosni fjalën kyçe....

“Protesta mahnitëse, shpresëdhënëse, s’duhet të ndalet” – Shehaj (Video)


Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj e cilësoi të jashtëzakonshme protestën e sotme para kryeministrisë.

Teksa marshonte mes qytetarëve, ai tha se kjo nuk është një protestë e partive politike dhe është shumë shpresëdhënëse dhe duhet të vijojë.

“Protesta është e jashtëzakonshme. Mjafton shumë pak, shiko çfarë reagimi ka. Filloi gjithçka nga protesta për Rrjollin, për Thethin, tani për Vlorën, për Zvërnecin dhe tani e shikoni çfarë ndodh. Janë të gjithë të rinj, nuk është një protestë e partive politike, është protestë qytetare dhe dueht të vazhdojë. Është mahnitësem është shumë shpresëdhënëse. E jashtëzakonshme! Mijëra të rinj po prijnë përpara. Qytetarët e dinë gjithmonë çfarë është e duhura dhe ata e dinë se kur është koha. Nuk ngrihen dot për interesat e politikanëve, por për të ardhmen e tyre dhe Shqipërisë, dinë si.” – tha Shehaj.