Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një banesë në fshatin Zhulat, në Njësinë Administrative Cepo, Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse, flakët kishin përfshirë të gjithë banesën. Shërbimet e Drejtorisë së MZSh Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin dhe fikjen e zjarrit.
Mësohet se zjarri ka rënë pasi e moshuara që jetonte në banesë kishte ndezur oxhakun.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për neutralizimin e plotë të flakëve dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.
