Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane” – Rama



Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Europës përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke theksuar se Shqipëria ndodhet “më afër se kurrë familjes europiane”.

Në postimin e tij, Rama publikoi edhe një fotografi nga një aktivitet i lidhur me procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian, ku shfaqet së bashku me komisioneren Marta Kos dhe ministren daneze Marie Bjerre.

Fotoja është realizuar gjatë ceremonisë së hapjes së kapitullit të fundit të mbetur në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, më 17 nëntor 2025, ku të tre shfaqen duke prerë një tortë simbolike.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.

Mesazhi i kreut të qeverisë vjen në një moment kur procesi i integrimit europian të Shqipërisë po vijon me hapa të mëtejshëm diplomatikë dhe institucionalë.