Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi dyshohen për shitje të lëndëve narkotike, ndërsa njëri prej tyre rezultonte i shpallur në kërkim për vepra të tjera penale.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga janë vënë shtetasit H. M., 30 vjeç, dhe R. L., 27 vjeç, të cilët u ndaluan në fshatin Gumenicë teksa qarkullonin me automjet.
Gjatë kontrollit në mjet, shërbimet e policisë gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila dyshohet se mbahej me qëllim shitjen.
Nga verifikimet rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ai dyshohet se në mars të këtij viti ka kanosur me armë zjarri kallashnikov një shtetas.
Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
