Vendosni fjalën kyçe....

Trump pezullon përkohësisht operacionin për shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të operacionit “Project Freedom”, iniciativa amerikane për sigurimin e lëvizjes së anijeve në Ngushticën e Hormuzit, përcjell Fox News.

Në një reagim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se vendimi vjen pas përparimeve të rëndësishme drejt një marrëveshjeje të mundshme me Iranin.

Sipas tij, vendimi është marrë gjithashtu pas kërkesave nga vende të tjera, përfshirë Pakistanin, si dhe në kushtet e asaj që ai e cilësoi si “sukses ushtarak” të SHBA-së gjatë përballjes me Iranin.

“Ndërsa bllokada do të mbetet në fuqi, kemi rënë dakord që ‘Project Freedom’ të pezullohet për një periudhë të shkurtër, për të parë nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe të nënshkruhet”, u shpreh Trump.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e energjisë në botë, ndërsa zhvillimet e fundit sinjalizojnë një përpjekje për uljen e tensioneve në rajon.