
Gjykata e Posaçme ka përcaktuar trupën prej tre gjyqtarësh që do të shqyrtojë çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në të njëjtën dosje.
Sipas shortit të hedhur në GJKKO, çështja do të gjykohet nga gjyqtarja Elsa Ulliri si kryesuese, ndërsa anëtarë të trupës janë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.
Në këtë proces, përveç Veliajt, të përfshirë si të bashkëpandehur janë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe persona të tjerë.
Çështja pritet të vijojë me hapat procedurialë të gjykimit.