Vendosni fjalën kyçe....

Javë dhuratash në Superligë, ekipet e fundit të renditjes “fitojnë” ndaj kryesuesve


Ndeshjet e javës së 24-ët në Superligën shqiptare kanë prodhuar rezultate interesante.

Dinamo ka mposhtur Egnatian dhe ka forcuar pozitat në vendin e katërt dhe i duhen katër pikë për të siguruar pjesëmarrjen në katërshen që do luftojë për titullin kampion.

Partizani nga ana e tij e ka lëshuar fare duke u mundur në Tiranë 4-1 prej Flamurarit të vendit të fundit, një rezultat që duket një dhuratë për vlonjatët, të cilët kane ende shpresa për mbijetesë.

Tirana nga ana e saj mundi Teutën në Durrës dhe bashkë më këtë të fundit, tashmë janë katër ekipe në të njëjtën kuotë pikës që kanë të njëjtin synim, mbijetesën.

Vllaznia i ka bërë një nder Bylisit me miqtë që fituan në Shkodër 2-0 duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Edhe Vora ka mundur Elbasanin kryesues 4-2 duke shpresuar ende te mbijetesa.