
Një avion u rrëzua në jugperëndim të Jubës të hënën, duke vrarë të gjithë 14 personat në bord, njoftoi autoriteti i aviacionit civil i vendit.
Avioni, një Cessna 208 Caravan i operuar nga CityLink Aviation, humbi kontaktin gjatë fluturimit nga Yei drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Jubës, thuhet në një deklaratë të autoritetit.
Sipas njoftimit, avioni u ngrit në orën 09:15 sipas kohës lokale dhe humbi kontaktin në orën 09:43.
Në bord ndodheshin 13 pasagjerë dhe një pilot, përfshirë dy shtetas kenianë dhe 12 shtetas të Sudanit të Jugut.
Raportet paraprake sugjerojnë se avioni mund të jetë rrëzuar për shkak të motit të keq, veçanërisht dukshmërisë së ulët, thuhet në deklaratë, raporton Reuters.