Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën një person në rrugën Kavajë-Rrogozhinë


Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Kavajë-Rrogozhinë pranë mbikalimit të Gosës ndërsa drejtuesi i mjetit, 39-vjeçari me iniciale R.Q. është shoqëruar në polici.

Njoftimi

“Kavajë/Informacion paraprak-Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.