Vendosni fjalën kyçe....

Braho e dy prokurorë të SPAK takime në Departametin e Drejtësisë, FBI e DEA: Luftë krimit të organizuar e korrupsionit


Kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, kreu i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko ndodhen në SHBA, ku kanë bërë disa takime të rëndësishme.

SPAK njofton në rrjetet sociale se Braho, Mara e Bejko u pritën nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe përfaqësues të OPDAT.

Përfaqësuesit e SPAK zhvilluan takime në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ICITAP, FBI dhe DEA. Në fokus të takimeve, sipas SPAK ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko u pritën nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe OPDAT, ku zhvilluan takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ICITAP, FBI dhe DEA, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e SPAK.