
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e “Global Progressive Mobilisation” në Barcelonë, ku u bashkua me figura të njohura të politikës europiane dhe globale, duke përfshirë Pedro Sánchez,Katarina Barley, Tanja Fajon, David Lamy, Edi Ramën dhe të tjerë.
Në një postim në facebook ai u shpreh se gjatë diskutimeve, u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përballjen me sfidat globale, duke synuar ndërtimin e alternativave progresive për qytetarët.
Postimi:
Në ditën e dytë të Global Progressive Mobilisation në Barcelona, pata kënaqësinë të jem pjesë e darkës së liderëve, ku ishin të pranishëm figura të rëndësishme të politikës progresive ndërkombëtare si Pedro Sánchez, Katarina Barley, Tanja Fajon, Edi Rama, David Lamy, Kathleen Van Brempt, Andreas Babler, Lars Klingbell dhe Giacomo Filibeck së bashku me shumë liderë të tjerë progresistë.
Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përballjen me sfidat globale dhe ndërtimin e alternativave progresive që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.
Ky mobilizim i përbashkët dëshmon se progresistët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e re në përpjekjet për drejtësi sociale, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.