Kryeministri Edi Rama nisi këtë të enjte vizitën e tij të punës në Romë, ku u prit me ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni. Takimi u zhvillua në ambientet e Pallatit Chigi, ku kreu i qeverisë shqiptare nuk la pa përsëritur gjestin e tij karakteristik përpara Melonit.
Siç e ka kthyer në traditë, edhe takimin e sotëm kryeministri e ka nisur me gjestin e përuljes para Melonit.
Pas ceremonisë, dy liderët zhvilluan një takim privat “kokë më kokë”, ku diskutuan gjerësisht për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh. Vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe koordinimit për çështje me interes të përbashkët rajonal dhe integrimit evropian të vendit tonë.
Rama zhvilloi më pas me të një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.
Kjo vizitë në Romë shënon nisjen e një turi diplomatik të kryeministrit, i cili pas Italisë do të udhëtojë drejt Barcelonës. Këto takime zhvillohen në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare për forcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë evropianë.
