Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën tre të rinj, plagoset 20-vjeçarja


Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Tepelenë ku tre të rinj kanë humbur jetën.

Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass ku nga përplasja mes dy mjeteve, një VË që drejtohej nga 24-vjeçari Klajdi Myftari dhe 28-vjeçari Anxhelo Ruçi dhe një Mercedes ku udhëtonin 26-vjeçari Martin Dulaj dhe 20-vjeçarja Arsida Demiri.

Nga përplasja kanë gjetur vdekjen tre të rinjtë ndërsa e reja është dërguar në spitaalin e Traumës.