Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj


Është liruar nga burgu Arbër Paplekaj. Mësohet se gjykata e Durrësit liroi Arbër Paplekajn me kusht.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 21 prill të 2021 në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ndodhi pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të 2021.

Në atë kohë ka pasur një përplasje mes dy grupeve të militantëve.

 

VENDIMI

1.Pranimin e kërkesës së kërkuesit A.P.

2.Lirimin me kusht të kërkuesit (të dënuarit) A.P, për pjesën e mbetur të pavuajtur prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë burgim.

3.Në bazë të neneve 61 dhe 64 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P.të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës gjatë periudhës prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës së mësipërme.

4.Bazuar në nenin 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P. të mos shoqërohet me persona të dënuar gjatë periudhës së provës.

5.Urdhërohet lirimi A. P. nga Dhomat e burgimit të I.E.V.P Durrës nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

6.Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për zbatim.

7.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall më datë 16.12.2025