
Një aksident i rëndë me përfshirjen e pesë automjeteve është regjistruar këtë të shtunë në autostradën e re kombëtare Athinë-Korint, në drejtim të Korinthit.
Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 73-të, në zonën e Agios Charalambos, ku sipas raportimeve të para katër persona kanë mbetur të plagosur lehtë.
Menjëherë pas aksidentit, forcat e policisë rrugore mbërritën në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të rregulluar qarkullimin, i cili është rënduar ndjeshëm.
Autoritetet greke u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që ndodhen në këtë aks të tregojnë kujdes maksimal dhe durim, deri në normalizimin e plotë të trafikut.