Ushtria izraelite (IDF) ka ndërmarrë një seri sulmesh në Rripin e Gazës gjatë së shtunës, ku sipas raportimeve nga burime arabe, janë vrarë dhjetë persona në zonat e Rafahut dhe lagjes Zeitoun në qytetin e Gazës.
Sipas Jerusalem Post, nëntë persona humbën jetën gjatë një sulmi në zonën jugore të Rafahut, ndërsa një tjetër u vra pas një goditjeje në një ndërtesë në lagjen Zeitoun.
Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga ushtria izraelite për këto raportime. Situata në Gaza vijon të jetë e tensionuar, mes përshkallëzimit të konfrontimeve dhe operacioneve ushtarake në disa zona të enklavës palestineze.