Vendosni fjalën kyçe....

PD i kërkon Celibashit pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit


Partia Demokratike i kërkon KQZ-së pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend.

Po kështu ajo kërkon edhe informacion të hollësishëm mbi mënyrën e kthimit të zarfeve të votave të diasporës, nëse janë dorëzuar dorazi apo përmes nënkontraktorëve të DHL-së.

Po kështu selia blu ka denoncuar kreun e KQZ-së Celibashi se jo  vetëm s’ka vënë në dispozicion materialet në fjalë por një pjesë e pamjeve filmike kanë qenë me ndërprerje.