Vendosni fjalën kyçe....

Pamje apokaliptike në Australi, stuhia e pluhurit “gëlltit” disa qytete në jug të kontinentit (Video)


Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërruese dhe breshëri, zona të Australisë janë goditur nga një stuhi e madhe pluhuri.

Videot e fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë murin e madh të pluhurit që prek zonën jugore të kontinetit. Banorët në qytetet Narromine, Parkes dhe Dubbo në shtetin e New South Wales u përballën me pamje të frikshme.

Byroja e Meteorologjisë së Australisë kishte lëshuar paralajmërimin për stuhi të forta dhe paralajmërime për erë gjatë fundjavës. Pamjet e frikshme u kapën edhe nga satelitët e NASA-s.

‘Stuhitë e pluhurit që prekën shtetin e New South Wales janë një pasojë e drejtpërdrejtë e dy viteve të thatësirës dhe mbulesës së madhe të bimësisë në sipërfaqen e tokës,’ tha Stephen Cattle, një shkencëtar në Universitetin e Sidneit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *