Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja pas sulmit amerikan në Iran: Programi bërthamor iranian është kërcënim serioz për sigurinë globale


Kanadaja ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të kryer nga Shtetet e Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke theksuar se programi bërthamor i Iranit përbën një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare dhe se Irani nuk duhet të lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore.

Mark Carney shprehet se veprimi ushtarak i SHBA-së kishte për qëllim të zbusë këtë kërcënim, por paralajmëron se situata në Lindjen e Mesme mbetet jashtëzakonisht e brishtë dhe e tensionuar.

“Stabiliteti në rajon është një përparësi,” thuhet në deklaratë, ndërsa Kanadaja bën thirrje për rikthim të menjëhershëm në tryezën e bisedimeve dhe zgjidhje diplomatike të krizës.

Në vijim të qëndrimeve të G7-ës të dakorduara në Kananaskis, Carney thekson se zgjidhja e krizës me Iranin duhet të çojë në një de-përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe një armëpushim në Gaza.