Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk ishte aty për mua kur më vdiq nëna”, Zayn Malik kërkon falje pas deklaratave të Louis Tomlinson: Isha person m**i!


Zayn Malik ka kërkuar falje përmes “Twitter”-it pse ka qenë një person “m**i”. Ky reagim i Zayn vjen vetëm pak javë pasi ish-kolegu dhe miku i tij i “One Direction” zbuloi se ai nuk i kishte qëndruar afër pas vdekjes së nënës.

“Do të doja të kërkoja falje që në thelb isha një person m**i”, shkruan Zayn në një postim që tashmë e ka fshirë.

Louis pak javë më parë u hap për “The Sun” lidhur me vdekjen e nënës së tij, se si kjo ngjarje kishte ndikuar në jetën e tij dhe për miqësinë e prishur me Zayn.

Louis u hap në “The Sun” rreth asaj se si miqtë dikur të ngushtë mezi flisnin tani.

Sipas Louis, miqësia mes tyre u prish kur Zayn premtoi ta mbështeste në performancën e tij të parë në “X Factor” pas vdekjes së nënës në vitin 2016.

Ndërkohë që Harry Styles, Niall Horan dhe Liam Payne u shfaqën të gjithë, Zayn nuk u duk. Louis tha për “The Sun”: “Kam shkëmbyer dy telefonata me të pasi kam humbur nënën dhe të gjithë djemtë kishin rënë dakord të vinin në atë shfaqje por ai nuk u duk dhe kjo me të vërtetë më acaroi.

Unë po i shihja të gjithë atje, Harry-n, Niall-in dhe Liam-in – kjo ishte ajo për çfarë unë kisha nevojë atë natë – mbështetje.

Pra, në anën tjetër të spektrit ai tregoi veten. Pra, ah, shpresoj se ai është mirë, por … “

Në këtë pikë të intervistës Louis përshëndet me një gisht në mikrofon. Tani që për Louis ka ndodhur një tjetër tragjedi, pasi ka humbur dhe motrën e tij 18-vjeçe Felicite, nga një arrest kardiak, Zayn duket se është penduar duke kërkuar falje publikisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *