Qeveria britanike do përhapë përdorimin e medikamenteve për të shtypur dëshirën seksuale të të dënuarve për krime seksuale, si pjesë e një pakete masash për të ulur rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe për të lehtësuar presionet në sistemin e burgjeve, të cilit po i mbaron hapësira.
Në një deklaratë në Parlament të enjten pas lëshimit të një rishikimi të pavarur të dënimit, Sekretarja e Drejtësisë Shabana Mahmood tha se i ashtuquajturi kastrim kimik do përdoret në 20 burgje në dy rajone dhe se ajo po konsideronte ta bënte atë të detyrueshëm.
Kastrimi kimik është përdorur në Gjermani dhe Danimarkë në baza vullnetare, dhe në Poloni si e detyrueshme për disa shkelës, shkruan CNN.
Rekomandimi ishte pjesë e një rishikimi të gjerë të udhëhequr nga ish-Sekretari i Drejtësisë, David Gauke.