Vendosni fjalën kyçe....

Veteranët e Luftës së UÇK-së nderojnë veprën e Azgan Haklajt


Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vlerësuar lart veprën e atdhetarit Azgan Haklaj, duke e cilësuar atë si një ndër figurat më të ndritura të kontributit për çlirimin e Kosovës dhe të çështjes kombëtare shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh se Haklaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet për liri dhe dinjitet kombëtar.

“Heronjtë nuk harrohen kurrë! Sot në Tetovë, nën organizimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, u mbajt një akademi solemne kushtuar heronjve të heshtur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – atyre që pa zë, por me zemër të madhe, dhanë gjithçka për çështjen kombëtare, deri në vetëflijim,” shkruan Ahmeti.

Akademia, e para e këtij lloji, iu kushtua posaçërisht Azgan Haklajt, veprimtar i shquar dhe atdhetar i palëkundur, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës dhe lirisë shqiptare.

“Lavdi të përjetshme heronjve të heshtur! Nderim për Azgan Haklajn dhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij!” përfundon mesazhi i Ahmetit.

Kjo ngjarje u mirëprit nga pjesëmarrës të shumtë, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, të cilët sollën në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të figurave që kanë dhënë gjithçka për lirinë e kombit.