Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Arrestimi i Veliajt i vonuar, Rama e kishte lëshuar plotësisht


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi mbrëmjen e sotme arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha u shpreh se ky është një vendim i vonuar, pasi sipas kryedemokratit Veliaj është një ndër hajdutët më të shpërfytyruar të vendit.

“Arrestimi i Veliajt, kemi 44 javë që protestojmë tek Bashkia, arrestim i vonuar. Veliaj në historinë e këtij vendi, një ndër hajdutët më të shpërfytyruar. 130 mln Euro djegësi i Tiranës, nuk ekziston nam as nishan. Nuk u arrestua për djegësin sepse Arben Kraja, anëtar i organizatës kriminale, kishte të punësuar tek Erioni, edhe nipin dhe mbesën”-tha Berisha.

Gjithashtu, kreu demokrat zbuloi se kryeministri Rama e kishte lëshuar Veliajn, por arrestimin e tij e priste nga muaji Dhjetor.

“Veliaj u bë problem botëror për djegësin dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendo se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij në Dhjetor. Nuk e donte arrestimin. Që Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë. Veliaj nuk pranohej nga klani Rama si pasardhës i këtij klani dhe këtë Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë”-tha Veliaj.