Miliona përdorues të Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë hasur probleme në aksesin e ketyre platformve mbrëmjen e së mërkurës për më shumë se një orë. Problemet janë regjistruar në disa shtete të Europës dhe SHBA-së, ndërkohë që kompania META nuk ka ofruar një shpjegim deri në orët e vona të mbrëmjes për shkakun e kolapsit të platformave të saj në këto vende.
E gjitha ndodhi në ditën kur miliarderi Elon Musk theu një tjetër rekord historik sa i përket pasurisë së tij. Ai u bë i pari në botë që kalon shifrën 400 miliardë dollarëve.
Pasuritë e tij të mërkurën kapën vlerën 439.2 miliardë, falë rritjes së Teslës në Wall Street dhe vlerësimit rekord të SpaceX.
Që nga zgjedhja e Trump, pasuria e tij është rritur me 66%.
“Çmimi prej 185 dollarësh për aksion, raporton agjencia Bloomberg, e ka shndërruar Teslan në një minierë ari. Është në kufijtë e çmendurisë, sepse vetëm 3 muaj më parë çmimi i aksioneve ishte 112 dollarë”. Musk pritet të ketë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Trump gjatë katër viteve të ardhshme./CNN