Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare ish-presidenti italian Giorgio Napolitano


Ish-presidenti i Italisë Giorgio Napolitano ka ndërruar jetë në  moshën 98-vjeçare në një klinikë në qytetin e  Romës ku ishte shtruar prej kohësh.

Pranë tij në momentet e fundit ndodhej familja, veçanërisht djali Giulio dhe gruaja e tij Clio, 89 vjeçe, si dhe këshilltari historik i komunikimit, Gianni Matteoli.

Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua në spital për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë.

Kursi pas operacionit ishte i pandërprerë. Ai ishte presidenti i parë i Republikës së Italisë që u zgjodh dy herë.