Trupi i shtetasit të Kosovës, Faton Harizi i cili u vra në Lloznicë të Serbisë nga policia serbe javë më parë, do kthehet në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se po kryhen procedurat për tërheqjen e trupit të pajetë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë.
Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.
Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Sipas njoftimeve zyrtare serbe Faton Harizi u vra më 18 korrik pasi dyshohet se ekzekutoi policin serb Nikolla Krsmanoviç. Faton Hajrizi tentoi të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës. Faton Hajrizi u arratisuri nga Burgu i Smerkonicës në Kosovë dhe donte të arratisej në Bosnjë Hercegovinë.
