Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori i dyshuar


Është arrestuar në Greqi 43-vjeçari Gerald Shehu i cili akuzohet për vrasjen e recepsionistit 31-vjeçar të hotel “Greccia” në Dhërmi. Autori i dyshuar i vrasjes së Eraldo Nevruzit, banues në Tiranë, është ndaluar në aeroportin e Korfuzit në Greqi duke u përpjekur të largohej jashtë vendit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate ku Nevruzi  sipas poliisë është marrë peng dhe ëshyë qëlluar më pas me armë zjarri. Shehu është bashkëpronar i hotelit bashkë me vjehrrën e tij Gentjana Nino.

Dyshimet për vrasjen kanë ndodhurpasi janë gjetur gjurmë gjaku në hotel. Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i Eraldo Nevruzit nuk është gjetur ende.

Sipas Shqiptarja.com, 31-vjeçari dhe autori që e ka qëlluar kanë qenë shokë me njeri-tjetrin, pasi njiheshin të dy në kohën kur kanë qenë emigrantë në Angli. Kohët e fundit ata kanë hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar me hotelin.

Policia shqiptare kishte kërkuar më herët ndihmën e homologëve grekë për kapjen e Shehut pasi dyshohej se ai ishte futur në vendin fqinj nga pika kufitare e Qafë Botës.

Si dyshohet se ka ndodhur ngjarja

Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka godit me një plumb në kokë. Më pas e ka mbështjellë trupin me çarçaf dhe e ka futur në brendësi të makinës së tij.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. 43 vjeçari më pas është larguar me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze. Autori ka hedhur trupin e viktimës diku përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë dhe më pas është futur në shtetin e Greqisë me automjet.